Mesfushori kuqezi nuk është se ka pasur shumë shanse me fanelën zikaltër, ndërsa ende nuk është një titullar fiks për kombëtaren. Kristjan Asllani e dinte se sezoni i parë tek Interi do të ishte i vështirë, por thotë se është gati të përballojë çdo vështirësi. “Nuk kam luajtur shumë sepse jam në një ekip që ka mesfushë kampionësh, – thotë ai për “La Gazeta delo Sportin”, – e prisja këtë gjë dhe kaq është e gjitha. Brozoviç dhe Çalhanoglu janë lojtarë të mëdhenj. Kur të jem gati do të luaj më shumë”. Asllani beson se suksesi do të vijë edhe me kombëtaren. “Besoj se do të shkoj në Botëror me Shqipërinë”, – shprehet ai.
Sfidanti.al