Nuk ndalin akuzat ndaj arbitrave, pas argjentinasve edhe Pepe dhe Megajeri!

U detyruan të merrnin autobusin e të ktheheshin në shtëpi. Futbollistët e Portugalisë nuk patën më se çfarë të bënin në Katar, ndërsa tifozët e Marokut nuk ngurruan të talleshin me Kristiano Ronaldon duke i treguar rrugën nga duhej të shkonte. Gjithsesi, “luzitanët” nuk e braktisën Botërorin pa nxjerrë dufin me gjyqtarin e ndeshjes ndaj Marokut, që i mundi 1-0. Ishte njëri nga kapitenët, Pepe, që sulmoi argjentinasin Fakundo Tejo.

“Ishte e pabesueshme që të kishim një arbitër argjentinas në këtë ndeshje, pas asaj që ndodhi më parë, – tha ai, – Me ato që ka thënë Mesi, vjen një arbitër argjentinas. Presim që Argjentina të dalë kampion. Nga 9 arbitra sot, 5 ishin argjentinas”.

Nuk munguan as yjet e Anglisë, ndërsa respektonin tifozët pas eliminimit. Mbrojtësi Harri Kejn sulmoi gjyqtarin brazilian, Uilton Sampaio, duke thënë se ai nuk i bëri asnjë dhuratë ekipit të tij, dhe se bëri gabime duke nisur me golin e shënuar nga Çuameni. Polemikat e fundit thjesht konfirmojnë tendencën në Botëror, ku acarimet janë shtuar sa më shumë i afrohemi finales.

Spikat veçmas dueli Argjentinë-Holandë ku Mesi dhe portieri Emi Martinez nuk e kursyen aspak spanjollin Lahoz. Kapiteni, pasi u përplas me një kundërshtar dhe trajnerin Van Gal, deklaroi se ishte e pafalshme që FIFA caktoi një arbitër të tillë për këtë ndeshje, që nuk ishte në nivelin e duhur. Gjithsesi, shumë më i ashpër ishte portieri Martinez që e akuzoi Lahozin se pati qëllim ta eliminonte Argjentinën, dhe se ishte më i keqi arbitër në Botëror me diferencë me të tjerët. Natyrisht, gjithçka në Katar nisi që nga grupet ku veçohet agresiviteti i uruguajanëve që u eliminuan edhe pse fituan 2-0 ndaj Ganës.

Sfidanti.al