Ronaldo: Nuk do të tërhiqem nga Portugalia

Superylli luzitan nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja dhe këtë e bëri të qartë me të përfunduar aventura e tij në Botëror. Pasi arriti 196 ndeshje me Portugalinë, por edhe u eliminua në çerekfinale, Kristiano Ronaldo shkroi në rrjetet sociale për vendimin e tij. “Nuk do t’ia kthej kurrë shpinën kombëtares, – ishte deklarata e tij, – nuk kam ndërmend të tërhiqem”. Duket se ai dëshiron të thyejë rekordin e ndeshjeve, ndërsa e ka barazuar aktualisht, si dhe dëshiron të thellojë rekordin e golave që e ka 118.

Sfidanti.al