Tifozët e Crvena Zvezdës thirrën “Argjentina, Argjentina” në Euroligë!

Një pjesë thonë se koret kishin lidhje me basketbollistin e ekipit të tyre, argjentinasin Luka Vildosa, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në fitore 77-73 në Beograd ndaj Zhalgirisit. Gjithsesi, u duk se kishte më shumë se kaq në thirrjet e mijëra tifozëve në Sallën Sportive “Aleksandar Nikoliç, pranë fundit të sfidës së Euroligës. Përkrahësit e Crvena Zvezdës thirrën “Argjentina, Argjentina”, ndërsa në të njëjtën kohë Lionel Mesi me shokë po fitoni 3-0 ndaj Kroacisë. Duke pasur parasysh rivalitetin mes tifozëve të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ish-Jugosllavisë, kjo bëhet e kuptueshme.

Sfidanti.al