Mesi vendosi 4 rekorde. U bë shënuesi më i mirë i Argjentinës në kupat e botës me 11 gola ndaj 10 të Gabriel Omar Batistutës. U bë lojtari me më shumë asistë i kombëtares në botërorë me 9 të tillë, një më shumë se Maradona. Rekordi i tretë është që Leo ka shënuar dhe asistuar në 4 ndeshje të fazave finale. Ndërkaq, ai do të thyejë rekordin e ndeshjeve në kupat e botës nëse luan të dielën në finale, duke pasur 25 të tilla, po aq sa Lotar Mateus. Në finale, Mesi mund të thyejë gjithashtu rekordin e minutave të luajtura, që mbahet me Paolo Maldini me 2 217 ndaj 2 194 të tij, pra i duhen edhe 24 minuta! “Ndjej shumë gjëra, – tha ai, – shumë i emocionuar me të gjithë këtë, këta njerëz, familjen. Ky Botëror ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Ne do të luajmë ndeshjen e fundit, do të jetë ndeshja ime e fundit në Botëror. Kemi arritur atë që donim”.
Sfidanti.al