Rivaliteti në Botëror Mbape-Hakimi, do t’i bëjë mirë Paris SG

Kampiona e Francës duket se do të dalë më e fituara nga ky kampionat në Katar. Paris SG ka në radhët e veta futbollistë si Lionel Mesi, Kilian Mbape, Akraf Hakimi apo edhe të tjerë, dhe shumë prej tyre kanë qenë protagonistë në Kupën e Botës. Një ditë pasi Mesi arriti finalen, sonte do të jetë dueli Hakimi-Mbape, në gjysmëfinalen e dytë, atë mes Francës dhe Marokut. Përtej rivalitetit që padyshim do të jetë i madh e do të nxjerrë “shkëndija”, padyshim që sulmuesi dhe lojtari i krahut kanë përfituar shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Një gjysmëfinale apo një finale e Botërorit do të thotë përvojë shumë më e madhe, personalitet dhe vetëbesim.

Sfidanti.al