Bëri të lumtur kaq shumë njerëz. Lionel Mesi dhe kombëtarja e Argjentinës realizuan atë që ëndërronte një popull i tërë duke arritur finalen e Kupës së Botës. Tifozët ishin në atë që quhet “qielli i shtatë”, pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, tashmë një hap larg titullit, ndërsa kapiteni sërish shkroi historinë. Për mediat Mesi ishte heroi kryesor.
“Ole” nga Argjentina bën lojë fjalësh “Kroasias totales”. Mesi ishte i mahnitshëm: Të dielën, ndeshja ime e fundit në Botëror!
Gazeta tjetër sportive “El Hinça”: Është një ndjenjë! Nuk mund të ndalen! Argjentina në finale pas një ndeshjeje të përsosur me Kroacinë!
E përditshmja gjeneraliste “Klarin” i bën thirrje kombëtares të shkojë drejt titullit të tretë, me foton e Mesit dhe Alvarezit në kopertinë!
“Për ëndrra të mëdha”, shkruan “El Dia”, me një Mesi të shkëlqyer që vazhdon të shkruajë historinë, Argjentina arrin në finale!”
Për “L’Ekipin” e Parisit, Mesi është thjesht i mrekullueshëm, ndërsa vendin kryesor e ka sfida e sotme e Botërorit, Francë-Marok!
“La Gazeta delo Sport” nga Italia bën kombinim të emrave: Maramesi! Leo si Diego, gol dhe magji! Aagjentina në finale!
“Një hap larg pavdekshmërisë, shkruan britanikja “Deili Meil”, Mesi magjik sakaton Kroacinë dhe sheh lavdinë finale!
Sfidanti.al