Modriç: Donim të ishim në finale, por për fat të keq nuk ia dolëm!

Reagimi i parë ishte ai që penalltia e dhënë për Argjentinën nuk ekzistonte. Luka Modriç e pati një kritikë për arbitrin, ndonëse nuk e vazhdoi gjatë këtë histori për momentin që u duk se ishte një vendim i drejtë. Lionel Mesi shënoi 11-metërshin që për Kroacinë ishte fillimi i humbjes 0-3. Gjithsesi, Modriç mori gjithë respektin e stadiumit në përfundim. “Donim të ishim në finale, por për fat të keq nuk jemi, – tha kapiteni ballkanas, – nuk ia dolëm. Për mua ky është fundi, por Kroacia do të ketë futbollistë të tjerë që do ta udhëheqin”. Edhe trajneri Zllatko Daliç ishte dakord me mesfushorin e tij. “Mendoj se ky ishte fundi i një brezi në kupat e botës, – u shpreh ai, – vështirë se ata mund të luajnë në Botërorin e vitit 2026. Mjaft lojtarë mendoj se do ta mbyllin në Euro 2024”.

Sfidanti.al