Mesi vendos rekordet: Jam gati të përballoj gjithçka në Botëror!

Humbja me Arabinë Saudite u la pas, e ndoshta ishte një zgjim. Që nga ajo ditë, Argjentina njohur vetëm suksese, ndërsa Lionel Mesi u ngjit në nivelin e rekordeve. Kapiteni barazoi Lotar Mateusin në renditjen e ndeshjeve në fazat finale të botërorëve, duke pasur që të dy nga 25. Të dielën, në finale, Leo pritet ta kalojë legjendën gjermane. Po ashtu, të dielën pritet që ai të kalojë legjendën italiane Paolo Maldini për minutat në fushë në fazat finale të kupave të botës. i Kaltri kryeson me 2 217 minuta ndaj 2 194 të argjentinasit, të cilit i duhen edhe 24 për të qenë i pari. Po ashtu, Mesi është shënuesi më i mirë argjentinas i botërorëve me 11 gola ndaj 10 të Batistutës, 8 të Gijermo Stabiles dhe 8 të Diego Armando Maradonës.

Sfidanti.al