Modelja kroate, Ivana Knoll, i dha puthjen e fundit Kupës së Botës!

Ashtu si skuadra me fanelat me kuadrata, edhe ajo do ta ketë një paraqitje të fundit në Katar, por dihet se do të jetë më shumë simbolike. Ivana Knoll, e cilësuar si tifozja më tërheqëse e Kroacisë, por edhe e Botërorit, vallëzoi “tangon” e saj të mbrame në vendin konservator të Lindjes së Mesme, që gjithsesi nuk ishte aq “fanatik” sa të mos e lejonte në pozat e saj me veshjet tepër ekspozuese. Në gjysmëfinalen Kroaci-Argjentinë, Ivana ishte veshur sërish me dekolte të guximshme, ndërsa kishte në kokë një kapele meksikane.

Sfidanti.al