Ishin hapat e tij të fundit, ndonëse do ta ketë edhe një akt të shtunën. Kroacia u eliminua nga Kupa e Botës dhe momenti më simbolik për të u duk se erdhi në minutën e 81-të kur trajneri Zllatko Daliç vendosi ta zëvendësonte kapitenin me Lovro Majerin. Luka Modriç doli nga fusha e stadiumit “Lusail” të Dohës dhe plot 80 000 spektatorë të pranishëm në gjysmëfinale u ngritën instinktivisht në këmbë për ta përshëndetur. Një brohoritje dhe duartrokitje unanime, ku gjysmën e saj e përbënin 40 000 tifozët argjentinas edhe pse mesfushori trupvogël ishte një kundërshtar. Ky moment përkufizon më së miri atë që përfaqëson Luka Modriç, dhe tregon qartë se çfarë do të humbasë kombëtarja e Kroacisë me ikjen e tij. Për Lukën është Botërori i fundit, të cilin e luajti si protagonist dhe ku i mbetet detyra të luftojë për medaljen e bronzit. Me shiritin në krah arriti dy gjysëfinale të Botërorit radhazi!
Sfidanti.al