Natyrisht, për tifozët nuk është kjo gjëja kryesore dhe spekullimet kanë qenë të forta këto ditë. Pas (gjysmë) shakasë së Ilon Maskut (Elon Musk), erdhi një konfirmim serioz nga pronarët e Mançester Junajtidit, miliarderët e familjes amerikane Glejzër, se mund të pranojnë të shesin një pjesë të aksioneve, edhe pse duan të mbajnë ende shumicën.

