Mesi thyen rekordin e ndeshjeve dhe të minutave në Botërorë!

Në moshën 35-vjeçare të paktën realizoi edhe disa arritje të mëdha në karrierë. Lionel Mesi, talenti më i madh i futbollit që nga koha e Maradonës, theu dy rekorde të Kupave të Botës. Së pari, ai luajti ndeshjen e 26-të në fazat finale duke kaluar rekordin e Lotar Mateusit të Gjermanisë që kishte luajtur 25. Po ashtu, argjentinasi theu rekordin e minutave të luajtura në kupat e botës duke lënë pas italianin Paolo Maldini. Ish-kapiteni i Të Kaltërve ka luajtur 2 194 minuta, ndërsa Mesit i duheshin vetëm 24 minuta për ta kaluar.

Sfidanti.al