Benzema refuzon Makronin, raporti me Deshampin ka marrë fund!

Sulmuesi ka pasur marrëdhënie të vështirë me kombëtaren që kur e përjashtuan shumë vite më parë pas skandalit lidhur me Matjë Valbuenën. Gjithsesi, këtë herë duket se gjithçka ka përfunduar pasi Karim Benzema refuzoi ftesën e presidentit francez, Emanuel Makron, që të vinte në finalen e Kupës së Botës si i ftuar i tij personal. Makroni ishte gati t’i dërgonte sulmuesit 34-vjeçar avionin e tij presidencial, por madrileni refuzoi. E përditshmja “L’Ekip” shkruan se raporti i tij me trajnerin e kombëtares, Deshamp, është thyer përfundimisht pasi ai e largoi nga ekipi dhe nuk e priti që të shërohej dhe të merrte pjesë në botëror.

Sfidanti.al