Modriç nuk e mbyll: Për Euro 2024, të shohim!

Legjenda e Kroacisë është vërtet 37 vjeç, veçse mbetet pothuajse po aq i mirë sa ka qenë edhe më parë, në mos edhe më shumë. Mosha nuk po ndihet tek Luka Modriç për të cilin ekziston frika se do ta mbyllë me kombëtaren pas Botërorit. Gjithsesi, duket se do të jetë ndryshe. Vetë mesfushori deklaroi se “do të luaj edhe në Ligën e Europës dhe më pas do të shohim”. Me gjasë, trajneri Daliç mund ta bindë për të qenë në Euro 2024, por pas atij turneu mendohet se do të largohen edhe Modriç, edhe Brozoviç, edhe Perishiç.

Sfidanti.al