Vetëm Kilian Mbape ishte një gjë jo argjentinase në përfundim të këtij Botërori. Superylli i Francës, kampioni i botës i vitit 2018, e la edhe kërë herë shenjën e tij. Me 8 gola (3 në finale), 23-vjeçari fitoi Këpucën e Artë dhe në një moshë shumë të re ka 12 rrjeta në finalet e botëorëve, aq sa Pele shënoi në gjithë karrierën. Rekordi i Kloses me 16 mund të thyhet herën tjetër. Pas tij, Mesi me 7 gola dhe 3 asiste (Mbapeja pati 2). Gjithsesi, Mesi mori Topin e Artë si Maradona në 1986 duke fituar si Diego edhe trofeun e madh. Madje, “Pleshti” është i vetmi njeri që ka dalë dy herë më i miri në një botëror dhe Argjentina, e vetmja skuadër me 3 trofe të tillë. Trofetë individualë vazhduan me Emiliano Martinezin e Argjentinës dhe me Enzo Fernandezin e Argjentinës si lojtari ri më i mirë. Një trofe kolektiv e mori Anglia, si ekipi me Lojën më Pastër (Fair Play).
Sfidanti.al