Është vetëm një shifër njëshe (siç thuhet në matematikë) larg 800 golave në karrierë, ndërsa ka 388 asiste! Shifra prej “alieni”, por që nuk e thonë gjithçka që ka lidhje me Lionel Mesin. Me trofeun e Kupës së Botës ai ka tani 39 tituj në karrierë, duke qenë rekordmen në histori. Gjithsesi, kjo ishte fitorja më e madhe. “E dija se Zoti do të ma jepte një ditë këtë trofe, – tha ai pas finales, – është impresionuese ta mbyllësh kështu. Tashmë, ndjej një lumturi të jashtëzakonshme”.
Sfidanti.al