Napoli në festë për Argjentinën: Kjo ishte për Diegon!

Ajo që në qytet njihet si “Rruga Toledo” nuk ishte dukur ndonjëherë kaq e ngushtë, ndoshta që nga koha kur “Të Kaltrit” fituan titullin e Serisë A me Maradonën në krye. Napoli ishte në festë për triumfin e Argjentinës në Katar, edhe pse nuk është më ekipi i udhëhequr nga Diego. Kjo ka pak rëndësi, pasi Argjentina ka një fanelë që për napolitanët është thuajse po aq e dashur sa bluza e skuadrës së tyre të zemrës. “Kjo ishte për Diegon”, thërrisnin tifozët pasi Mesi me shokë fituan titullin botëror ndaj Francës së Mbapesë. Kanë të drejtë dhe ishin edhe ata bashkë me tifozët në Buenos Aires e kudo në Argjentinë që thirrën se fitorja e “gauçosve” ishte për kujtimin e Maradonës që u nda nga ne një vit më parë.

Sfidanti.al