Këtë herë ishte mbrëmja e Mesit dhe ai padyshim e ka ndjerë dhe e ka kuptuar, siç një kampion i ri mund të ndjejë për një legjendë të vjetër. Mesi me 35 vitet mbi supe kishte shansin e fundit për t’u bërë i pavdekshëm, ndërsa Kilian Mbape do ta ketë “këngën e tij të fundit” ndoshta 12 vjet më vonë në 2034! Le t’ia hapte rrugën magjistarit edhe pse pa dëshirë dhe kështu ndodhi në Katar. Gjithsesi, Këpuca e Artë e këtij Botërori e ka “të shkruar në yje” se do të jetë pasardhësi i Pelesë, si lojtari që e ka golin kaq të thjeshtë dhe trofeun e Kupës së Botës lehtësisht të arritshëm. Mund të kishte pasur 2 që në këtë moshë të re, dhe bëri maksimumin për t’ia dalë. Shënoi 3 gola dhe ia doli edhe pse nuk u duk për shumicën e kohës në fushë. Të paracaktuarit janë të tillë! Francezi i ri ka 12 rrjeta në kupat e botës, aq sa Pele realizoi në karrierë në këto finale. E ka gjithë të ardhmen përpara për t’u bërë i dyti lojtar i madh me 3 tituj siç ia ka dalë “Mbreti i Futbollit”.
Sfidanti.al