Bajerni duket se do të marrë portierin e Gladbahut, Jan Zomer!

Është zviceran dhe tepër i lavdëruar, plus që e njeh futbollin gjerman dhe ka përvojë në kupat e Europës. i tillë Jan Zomer, portieri i kombëtares helvete së bashku me Xhakën e Shaqirin, dhe që duket se do të përfundojë tek Bajerni. Mediat në Gjermani shkruajnë se klubi bavarez po mendon fort këto kohë për një gardian, pas dëmtimit të Manuel Nojerit që e mbylli sezonin. U përmendën emrat e portierëve të ndryshëm si Livakoviç i Kroacisë, Bono i Marokut apo Martinez i Argjentinës, por gjithsesi tashmë të gjithë janë të sigurt se në Mynih do të shkojë Zomeri i Borusias së Mynshengladbahut.

Sfidanti.al