logo

  • Faqja e Parë
  • Futboll
    • Kombëtarja
    • Kategoria Superiore
    • Kategoria e Parë
  • Futboll bota
    • Champions Liga
    • Europa Lige
    • Seria A
    • Premier Liga
    • La Liga
    • Bundesliga
    • Ligue 1
  • Opinion
    • Analizë
    • Koment
    • Intervista
  • Përse?
  • Thumbime
  • Sport mix
  • Humor
  • Gossip
  • Faqja e parë
  • Kryesore

Armando Broja pritet të vazhdojë tek Çelsi

  • 20 Pri 2023
  • Kryesore, Premier Liga

“Operacioni Fshesa” pritet të jetë i ashpër në verë, dhe disa lojtarë do të duhet të largohen. Të tillë janë Kulibali, i ardhur me bujë nga Napoli, dhe Kai Haverc, talenti gjerman që nuk po mundet të japë maksimumin tek Çelsi. Nuk dihet se çfarë do të bëhet me Romelu Lukakun, kur ai të kthehet

Vazhdoni leximin →

Interi kalon Benfikën dhe krijon derbin e madh në Champions me Milanin!

  • 20 Pri 2023
  • Kryesore, Uncategorized

Në Serinë A nuk shihet me sy, por Europa qenka e mbarë. Interi u rikthye pas 13 vitesh në gjysmëfinale të Championsit duke eliminuar Benfikën e duke krijuar derbin e madh ndaj Milanit. Më bukur se kaq nuk mund të bëhej, jo vetëm për tifozët ne Itali, veçse edhe për ata në të gjithë Europën

Vazhdoni leximin →

Nga kërcënimi i Kastriotit ndaj arbitrave, te … kërcënimi ndaj Kastriotit!

  • 20 Pri 2023
  • Kategoria Superiore, Kryesore

Këtë herë ndeshja u zhvillua, nuk pati lajmërime për kërcënime gjyqtarësh me jetë e me familje, ndonëse pak ditë më parë u tregua “tmerri i zi”. Bylisi zbriti në fushë për të luajtur ndaj Kastriotit, po ashtu edhe arbitrat pranuan të ndanin drejtësinë, ndërsa ajo që ndodhi në fushë ishte një “kërcënim në krah të

Vazhdoni leximin →

Mançester Siti kalon Bajernin dhe niset në takimin me historinë!

  • 20 Pri 2023
  • Champions Liga, Kryesore

Nuk është se bëri diçka kaq të jashtëzakonshme dhe dominoi. Nuk ishte i tillë kualifikimi i Mançester Sitit ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht shifrave totale 4-1, por megjithatë kualifikimi ishte me jehonë të madhe. Në çfarëdo rrethane nuk është aspak punë e thjeshtë të mundësh bavarezët 4-1 në dy ndeshje Championsi, por Siti

Vazhdoni leximin →

Barcelona e ka gati planin për kthimin e Lionel Mesit!

  • 19 Pri 2023
  • Kryesore, La Liga

Bisedimet për rinovim tek Paris SG nuk po japin rezultat, ndërsa dëshirë për të shkuar në Arabinë Saudite apo edhe në SHBA, për momentin nuk ka. Lionel Mesi sipas të gjitha gjasave do të kthehet tek Barcelona, nëse plani i klubit katalanas do të realizohet ashtu siç është menduar. Presidenti Laporta mesa duket ka kontakte

Vazhdoni leximin →

Mediat madrilene: Reali zgjat më tej “Regjimin e Vjetër”

  • 19 Pri 2023
  • Champions Liga, Kryesore

“Mbreti” zgjat regjimin e vjetër”, është një titull i të përditshmes “Marka”, që bën shaka duke e krahasuar me regjimin e diktatorit Franko në Spanjë. Në Spanjë quhej pikërisht kështu “Regjimi i Vjetër”, por më shumë u njoh me këtë emër pushteti i mbretërve në Francë, “Ancien Regime”, që vazhdoi me qindra vjet deri në

Vazhdoni leximin →

Musiala thotë se i pëlqen sfida e Championsit ndaj Man. Sitit!

  • 19 Pri 2023
  • Kryesore, Uncategorized

Ylli i ri bavarez dhe gjerman e di mirë sesa e vështirë do të jetë ndaj kampionëve të Anglisë, por megjithatë optimizmi duhet të ekzistojë. Edhe pse mediat në Mynih pyesin të shkurajuara se “përse ka një tjetër parashikim gri për Bajernin” dhe se “nëse është përmirësuar ndonjë gjë me Tuhelin?”, Xhamal Musiala është në

Vazhdoni leximin →

Kapelo: Milani mund t’ia dalë, Leao bën diferencën!

  • 19 Pri 2023
  • Kryesore, Seria A

Ish-trajneri kuqezi, që fitoi Championsin në 1994 me suksesin e famshëm 4-0 ndaj Barcelonës së Krujfit, nuk ka dyshime se skuadra e tij e dikurshme mund të jetë sërish padrone e Europës. “Suksesi ndaj Napolit ishte domethënës, – thotë Fabio Kapelo, – u arrit ndaj një skuadre të madhe, shumë në formë. Milani e di

Vazhdoni leximin →

Ançeloti: Kur e kemi topin nuk kanë çfarë të na bëjnë!

  • 19 Pri 2023
  • Champions Liga, Kryesore

Rruga drejt titullit të radhës duket e njëjta. Në çerekfinale ndaj Çelsit dhe më pas kundër Mançester Sitit, që pritet të kualifikohet ndaj Bajernit, ndonëse ende asgjë nuk është e sigurt. Kështu ndodhi edhe vjet, kur Reali i Madridit mundi të dyja skuadrat angleze për të marrë Championsin në finalen me fat ndaj Liverpulit. Gjithsesi,

Vazhdoni leximin →

Ançeloti po bën gati një ndryshim taktik për Valverden

  • 19 Pri 2023
  • Kryesore, La Liga

Deri tani, futbollisti uruguajan ka luajtur më shumë në krah dhe ka qenë shumë i zoti në rolin e tij. Gjithsesi, Karlo Ançeloti po mendon se duhet të ketë një ndryshim taktik, dhe se pozicionin e Federiko Valverdes duhet ta zërë Rodrigo. Braziliani pra duhet të luajë më në krah, dhe të ndihmojë sulmin me

Vazhdoni leximin →

  • «
  • Postimi i mëparshëm
  • 838
  • 839
  • 840
  • 841
  • 842
  • Postimi pasues
  • »
AMG Energy Pascucci
Form Albania

Opinion

  • Kombëtarja e “varur” nga aftësia taktike e Maran
    Kombëtarja e “varur” nga aftësia taktike e Maran
  • Tradita  kuqezi vazhdon  : poshtë Silvinjo, rroftë Marani!
    Tradita kuqezi vazhdon : poshtë Silvinjo, rroftë Marani!

Postime Së Fundi

  • Ish-sulmuesi i Anglisë zbulon traumën e rëndë: Jam sulmuar seksualisht
  • Rrëfimi prekës i Corinna Schumacher: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj
  • Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë
  • Columbus Crew, trajneri shkarkohet për shkak të një komenti seksist ndaj gjyqtares
  • Man. United shet barin e “Old Trafford”
  • Faqja e parë
  • Rreth Sfidantit
  • Privatësia
  • Cookies
  • Kontakt
  • Opinion
  • Analizë
  • Intervista
  • Koment
  • Përse?
  • Futboll
  • Futboll bota
  • Gossip
  • Sport mix
  • Thumbime
© 2016 - 2017 Sfidanti Sportiv. Të gjitha të drejtat e rezervuara.