Deri tani, futbollisti uruguajan ka luajtur më shumë në krah dhe ka qenë shumë i zoti në rolin e tij. Gjithsesi, Karlo Ançeloti po mendon se duhet të ketë një ndryshim taktik, dhe se pozicionin e Federiko Valverdes duhet ta zërë Rodrigo. Braziliani pra duhet të luajë më në krah, dhe të ndihmojë sulmin me Vinisiusin e Benzemanë, ndërsa Valverde duhet të jetë më në qendër të mesfushës. Kjo do të bëjë që Luka Modriç të lehtësohet nga disa detyra mbrojtëse dhe të kryejë më mirë detyrat për krijimin e aksioneve dhe drejt sulmit.
Sfidanti.al