Buker-Durant-Pol, ky është Feniksi që mund të triumfojë

Skuadra nga Arizona barazoi rezultatin në serinë e raundit të parë të plej ofit ndaj Los Anxhelos Klipersave. Feniksi triumfoi 123-109 në fushën e vet, dhe ndonëse ka humbur për momentin avantazhin e fushës, mbetet në lojë për kualifikimin. Devin Buker, Kevin Durant dhe Kris Pol ishin yjet që shkëlqyen fort, siç edhe u takon. Bukeri shënoi 38 pikë dhe shërbeu 9 asistë, Durant shtoi 25 pikë dhe 6 topa në tabela, 5 asistë, 1 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh, ndërsa Kris Pol pati 16 pikë e 8 asistë. Për Klipersat nuk mjaftoi Kauai Leonard me 31 pikë, 8 topa në tabela e 7 asistë.

Sfidanti.al