Kur ai ishte në fushë, Blutë e Londrës ishte tmerri i Europës, derisa në 2012 arritën ta fitonin Championsin. Sot kanë kaluar shumë vite që kur Didie Drogba nuk është më pjesë e Çelsit, dhe nuk mbeti pa e shprehur zhgënjimin e tij të madh. “Nuk e njoh më ekipin tim të dikurshëm, – shkruajti ai, – nuk e njoh më klubin tim të dikurshëm. Në kohën e Abramoviçit, Çelsi kishte klas, por sot nuk e ka më. Nuk e di sesi ata (Tod Boehli) larguan disa njerëz tepër të rëndësishëm”. Çelsi u eliminua nga Reali pasi u mund dy herë 2-0, ndërsa Boehli ka larguar drejtues të kohës së Abramoviçit, si Granovskajën apo të tjerë.
Sfidanti.al