Barcelona e ka gati planin për kthimin e Lionel Mesit!

Bisedimet për rinovim tek Paris SG nuk po japin rezultat, ndërsa dëshirë për të shkuar në Arabinë Saudite apo edhe në SHBA, për momentin nuk ka. Lionel Mesi sipas të gjitha gjasave do të kthehet tek Barcelona, nëse plani i klubit katalanas do të realizohet ashtu siç është menduar. Presidenti Laporta mesa duket ka kontakte me argjentinasin, ndërsa është gati të shesë ndonjë pjesë të aksioneve të bizneseve të klubit për të bërë të mundur afrimin e “Pleshtit”. Plani është gjenial sepse besohet që ardhja e Mesit do t’i rriste me 25 për qind të ardhurat e Barcelonës, pra do ta ndihmonte të lante borxhet dhe të vazhdonte jetën normale sportive dhe financiare.

Sfidanti.al