Problemin gjithnjë e ka familja, dhe jo rrallë ata që realizojnë karriera të mëdha, falenderojnë dhe i kërkojnë falje njerëzve të shtëpisë për shqetësimet e krijuara. Nuk bën përjashtim Julian Nagelsmani, trajneri i Bajernit, që është në zhvillim e sipër të karrierës së tij pasi ndodhet tek Bajerni pas përvojave me Hofenhajmin e Lajpcigun. Tekniku,
Rrogë 50 milionë euro për Mbapenë, Reali hap “thesin”!
Nuk mund të ishte ndryshe dhe do të jetë investimi më i madh i këtyre viteve. Përtej krizës së koronavirusit, që dëmtoi rëndë futbollin, sërish Reali vendosi të bëjë për Kilian Mbapenë atë që nuk e ka bërë as për Kristiano Ronaldon, dhe nuk e ka bërë as Paris SG për Lionel Mesin. Vetëm rroga
Uzuni nis karrierën në La Liga, 3.5 milionë euro u paguan për të!
Nuk janë dhënë të gjitha hollësitë lidhur me rrogën, por është thënë se kontrata është 4-vjeçare. Myrto Uzuni tashmë e hodhi hapin e tij të madh në karrierë, dhe nga balta e Beratit, nga fushat e Apolonisë në Fier, kaloi nga Kroacia për në Hungari e tani në La Ligën e Spanjës. Granada do të
Arrestimi i Grinvudit dhe historia e një shqiptari në Athinë!
Policia britanike nuk ngurroi aspak, por shkoi drejt e në shtëpinë e yllit të futbollit të Mançester Junajtidit, Mejzën Grinvud, dhe i vuri prangat. Sulmuesi 20-vjeçar e kaloi natën në ambientet e komisariatit apo në paraburgim, siç e parashikon ligji britanik, ndonëse përsa i përket ligjeve të këtij vendi mund të thuhet se ish-kryeministri Toni
Rumenige sulmon Niklas Zylen dhe Marcel Zabicerin!
Për të parin duket se kritika është e tepëruar, shumë e ashpër, por ja që ish-shefi ekzekutiv i klubit nuk e mbajti gojën. Karl-Hajnc Rumenige dha një intervistë për “Skaj Sportin” (Sky Sport), ku “shigjetoi” Niklas Zylen dhe Marcel Zabicerin. Për mbrojtësin që do të largohet në fund të sezonit, “Kalle” u shpreh se “problemi
Pretendentët për titull herë me nur, e herë..”pa burrë”!
Siç thonë për femrat që janë me nur, herë të bukura dhe herë të pabukura, edhe ekipet tona, sidomos ato që pretendojnë titullin, ia dredhin edhe ..pasqyrës! Tirana që hodhi në tapet Kukësin me gola dhe me cilësi loje, nuk të jepte as një shenjë lidhje gjaku me Tiranën që u dorëzua katërcipërisht me Vllazninë,
Si mund të eleminohet PSG me Mesin e Mbapenë në fushë?!
U rrëzuan në të tetat e finaleve të Kupës së Francës, një nga trofetë që nuk e kanë ndarë nga vetja këta vjet. Paris SG pësoi një turpërim të madh nga Nica lilipute duke u eleminuar pas gjuajtjes së penalltive. Edhe pse në fushë ishin që nga minuta e parë Lionel Mesi e Verrati, ndërsa
Bajerni merr tjetër goditje, Gorecka nuk dihet kur kthehet në fushë
Mesfushori i kombëtares gjermane ka një dëmtim në gju, dhe sipas lajmeve nga Mynihu, klubi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm dhe të mos nxitohet për të. Me gjasë, Leon Gorecka do të humbasë ndeshjen e parë të turit të dytë të Championsit ndaj Salcburgut muajin e ardhshëm, dhe disa ndeshje në sezon në Gjermani.
E shoqja e Xhekos: Lagjja jonë në Milano është bërë pak si jugosllave!
Ka qenë shumë mirë në Romë, padyshim, i rrethuar nga dashuria e tifozëve verdhekuq. Gjithsesi, në Milano ka një ndryshim dhe jo vetëm sepse Edin Xheko dhe familja e tij mund të shëtisin në këmbë nëpër rrugët e qytetit. Siç thotë e shoqja Amra, ka edhe faktor tjetër që ndikon, ai që tek Interi luajnë
Uzuni në La Liga, kombëtarja ka 13 lojtarë në kampionatet elitare në Europë!
Më në fund mund të krenohemi se jemi pjesë e kontinentit. Pas transferimit të Myrto Uzunit tek Granada në Spanjë, në kombëtaren shqiptare ka plot 13 futbollistë që luajnë në kampionatet më elitare të Europës. Kontinenti ka 5 liga që cilësohen veç nga të tjerat, në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani e Francë, dhe Shqipëria ka