Deri në fund të këtij sezoni, Kylian Mbappe do të duhet të marrë një vendim të madh për të ardhmen. Kontrata me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit dhe ai duhet të vendosë për lëvizjen e tij radhës.
Nëna e Mbappe, Fayza Lamari, ka qenë agjentja e tij që nga momenti i hyrjes së tij në futboll, por siç ka raportuar gazeta Marca, ajo është tërhequr duke ia lënë vendin një profesionisti. Lamari nuk ka licencën e nevojshme për të qenë agjent në futboll pas legjislacionit të ri të miratuar nga FIFA, që do të thotë se Mbappe duhet të kërkojë një përfaqësues të ri. Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime kanë një efekt të rëndësishëm në të ardhmen e Mbappe i cili mendohet se ka një parakontratë me Real Madrid.
sfidanti.al