Tetovari me pikturën “fytyra me shqiponjë” merr nënshtetësinë shqiptare

Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur tashmë me pasaportë shqiptare. Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjën dykrenare, prej shumë vitesh tërheq vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Imazhet e tifozit shqiptar në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë që ai të jetë shumë i përfolur. Bëhet fjalë për Besmir Limanin, djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës. “Fytyra me shqiponjë” nuk lë ndeshje të kombëtares kuqezi pa ndjekur dhe falë famës, ai është pajisur me pasaportë shqiptare. Shteti shqiptar ka vendosur ta pajis me pasaportë kuqezi tifozin e njohur, i cili nuk ka hezituar ta ndajë lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

sfidanti.al