Skuadra “Ducati Gresini” ka zyrtarizuar marrëveshjen me Marc Marquez për sezonin 2024 në Moto GP. Spanjolli, tetë herë kampion i Botës, kishte njoftuar në të njëjtën kohë ndarjen me Hondën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Do të jetë piloti kryesor i skuadrës Gresini në Kampionatin Botëror në kategorinë Moto GP dhe në krah do të ketë të vëllain, Alex.
“Jam entuziast dhe në të njëjtën kohë i emocionuar për këtë sfidë të re. Nuk ka qenë një vendim i lehtë pasi do të jetë një ndryshim i madh në të gjitha aspektet. Ndonjëherë në jetë nevojitet të largohesh nga zona e rehatisë dhe të vihesh në provë për të vazhduar të rritesh”. ka qenë komenti i parë i centaurit spanjoll. Për sa i përket ndryshimit të motorit, di që do të duhet të përshtasë shumë gjëra në stilin tim të drejtimit dhe nuk do të jetë e lehtë. Por jam i bindur që e gjithë skuadra Gresini do të më ndihmojë shumë. Jam gati që tani të njohë skuadrën dhe të fillojë të punojë me të gjithë ata”.
Kështu Marquez ka përshëndetur hapin e parë të aventurës së tij të re, që do të nisë më 2024-ën në selinë e Dukatit të skuadrës Gresini, pas 11 vitesh me Hondën, me të cilën ka fituar gjashtë tituj Kampion Bote në Moto GP.