Rishfaqet Blatter, kritikon FIFA-n

Kampionati Botëror i vitit 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por tri ndeshjet hapëse do të jenë në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj. Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter kritikoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka kuptim që të zhvillohet një kompeticion madhor në me këtë kalendar.

“Është absurde të ndash turneun në këtë mënyrë. Finalja e Kampionatit Botëror duhet të jetë një ngjarje kompakte. Për arsye historike, Kampionati Botëror i vitit 2030 duhet t’i përkiste ekskluzivisht Amerikës së Jugut”, thekson ish kreu i FIFA-s. Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji paraqitën një ofertë të përbashkët për turneun, por humbën nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Si një koncesion, këto vende do të organizojnë tri ndeshjet e para.

sfidanti.al