Ndeshja e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit nuk do të luhet, pasi UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se sfida është shtyrë dhe do të luhet në një datë tjetër. Kosovë-Izrael pritej të luhej të dielën, ndeshje e vlefshme për Grupin I, por për shkak të luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, siguria e ndeshjes është parë me rrezik. Fillimisht u shty ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës , ndërsa sot ka ardhur konfirmimi nga UEFA se zyrtarisht se sfida Kosovë-Izrael, e planifikuar të luhej më 15 tetor në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht:
“Ndeshja kualifikuese e EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë. Një datë e re për ndeshjen do të venoset në kohën e duhur”.
sfidanti.al