Shënoi gol në debutim me fanellën e Kosovës, kush është Altin Zeqiri?

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, shfrytëzoi rastin dje në ndeshjen ndaj Andorrës që të promovonte disa emra të rinj në fushë pasi skuadra dardane praktikisht është e dorëzuar nga gara për kualifikim në Euro 2024. Emra si Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba, Altin Zeqiri morën minutat e para në këmbët e tyre me fanellën e Kosovës që fitoi 3-0 në ndeshjen ndaj Andorrës, e vlefshme për Grupin I.

Njëri ndër protagonistët kryesor në këtë fitore të “Dardanëve”, ishte edhe Altin Zeqiri. aI u fut në lojë në minutën e 75-të të takimit duke zëvendësuar Florent Muslijën. Zeqiri shfyrtëzoi një pasim nga Rashica për të tundur rrjetën e portierit kundërshtar, në minutën e 83-të të sfidës. 23-vjeçari i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, momentalisht është pjesë e ekipit Çaykur Rizespor në Turqi.

sfidanti.al