Vetëm fati i keq mund ta mbajë Shqipërinë larg Euro 2024

Llogaritë tani mund të bëhen më lehtësisht pasi të gjitha kombinimet e mundshme favorizojnë Shqipërinë për një biletë në Euro 2024. Për të qenë matematikisht të sigurt në Gjermani në verën e ardhshme, djemve të drejtuar nga Silvinjo u mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Çdo lloj kombinimi rezultatesh të sfidave të tjera, është e pamundur që të gjitha ekipet ndjekëse të bëjnë më shumë se 14 pikë dhe duke pasur parasysh se me Çekinë dhe me Poloninë kemi golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte, Shqipëria do të shkonte qetësisht në fazën tjetër të turneut edhe me të njëjtat pikë me ta. Kjo është llogaria më e thjeshtë e mundshme, pasi ka edhe të tjera sa i përket kualifikimit me pikët aktuale, nëse humben të dy ndeshjet e fundit. Por me formën që po tregon skuadra kuqezi, kjo hipotezë duket thuajse e pamundur.

sfidanti.al