Laçi duket se ka gjetur trajner pas largimit të Armando Cungut. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin i Interit dhe Kombëtares italiane, Francescho Moriero. Së fundmi ai drejtoi kombëtaren e Maldiveve dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Trajneri italian po përgatitet të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi të lidhur me arritjen e kupave.

