Faza e katërt, Elbasani për…titull

Derbi i kryeqytetit ka mbyllur javë e 6-të të fazës së katërt të Superiores, e cila dhuron një tablo të pazakontë në fakt në këtë pikë të kampionati. Atëherë kur skuadrat të cilat luftojnë për objektiva të rëndësishme zakonisht marrin më shumë pikë, formula e kampionatit ka bërë që këta të fundit të duken qartësisht se kanë ulur rimtin. Kësisoj, po të marrësh për bazë vetëm ndeshjet e fazës së katërt, rezulton se ekipi që ka bërë më mirë është Elbasani me 12 pikë, gjë që është brenda pritshmërive pasi lufton për të arritur “Final Four”, por pastaj janë Skënderbeu me 10 pikë dhe Tirana me 9 që e ndjekin, dy skuadra të cilat luftojnë për mbijetesë. Bardheblutë, të cilët ishin në fund të tabelës, kanë bërë në këto 6 javë po aq pikë sa Egnatia e vendit të parë.

 

 

RENDITJA E FAZËS SË KATËRT 

 

Elbasani 12

 

Skënderbeu 10

Egnatia 9

Tirana 9

Dinamo 8

Bylis 8

Partizani 7

Teuta 7

Vllaznia 6

Laçi 2

 

sfidanti.al