Derbi i humbur ndaj Tiranës në hall të madh për pikë është një nga ndeshjet më të dobëta të Partizanit në vitet e fundit. Arsyet nuk dihen por me siguri në mekanizmat e klubit të kuq diçka nuk funksionon. Prej kohësh po flitet për një rrymë të brenda kampit të kuq që dikton gjithçka në emër të presidentit Gazmend Demi që për të thënë të vërtetën, asnjëherë nuk i ka munguar vullneti për ta mbajtur Partizanin në majën e futbollit shqiptar dhe investimet për këtë qëllim vazhdon t’i bëjë, por pyetja që lind është: a po e këshillojnë atë drejt? Ndeshja e fundit derbi e sezonit është një pasqyrë e asaj çfarë është Partizani sot si skuadër dhe si klub. Një grup pa bosht, pa dëshirë dhe pa objektiva duke parë që “Final Four” mund t’i ikë nga duart dhe nëse kjo ndodh, kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë dështim?
Nga Pirro Bardhyli