Tirana ka fituar derbin e fazës së katërt të Superiores së këtij edicioni me një rezultat të pastër 3-0 që lë pak vend për diskutim. Bardheblutë kësisoj u kthehen sukseseve në derbi dhe e bëjnë këtë me një diferencë golash që është e pazakonte në ndeshje të këtij lloji në vitet e fundit. Në fakt, rezulton se kjo është vetëm hera e dytë në 15 vitet e fundit që një ndeshje derbi mbyllet me 3 apo më shumë gola diferencë në favor të njërës skuadër. Hera e vetme e mëparshme në 15 vite që një skuadër ka fituar me një diferencë të thellë të tillë, i përket derbit të famshëm të fituar nga bardheblutë me shifrat 5-1, në shkurtin e vitit 2020. Për të gjetur një ndeshje ku Partizani shënon tre gola në një derbi në kampionat, duhet të kthehesh në kohë në marsin e vitit 2008, kur të kuqtë fitonin me rezultatin 4-1 përballë bardhebluve. Abilaliaj, drejtoi sportiv aktual i të kuqve dhe Shkëmbi, trajneri aktual i Tiranës, ishin dy ndër autorët e golave për Partizanin në atë ndeshje.
sfidanti.al