Si bë kaq e bukur Tirana, tamam në ditën që po squlleshim se mos e humbisnim ..nga orbita e Superiores. Ishte apo nuk ishte Partizani në Derbi? Po ajo që ndodhi? Ishte e vërtetë për t’u besuar apo ta marrim me qetësi, si një virus te radhës ..si një “teatër i fshehur”?Edhe Derbi po na e dredh bishtin ? Mos na bëhet si Kombëtarja që na shet bileta sa frëngu pulën, per pak futboll !Si vjen puna? Shumica luteshin që fundi i Derbit të shkonte për Tiranën, e cila ishte në pikë të hallit, ku të fuste kokën. Po ç‘qe ajo ndodhi? Në pjesën e dytë u bë Partizani për mëshirë dhe lutja kaloi në një sens tjetër : ishalla nuk pëson golin e 4-t se i doli lezeti ndeshjes..
..Ishte apo nuk ishte “bio”, ushqimi që na dha Derbi per 1 orë e gjsymë ? Pse u dashka futur në laborator kjo ndeshje , kur pothuaj gjithë përballjet e javës ishin sipas pazarit të moçëm “ hiqja Lenës dhe futja Prenës”. Kulmi arriti në Rrogozhinë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Duka, që inaguroi për herë të dytë stadiumin , por preu edhe “shiritin” e një palo ndeshjeje, ku roli i Egnatias ishte që të vritej në fushë, me kokën nga tribuna VIP, duke thirrur : “Rroftë mbreti”…
Sfidanti.al