Vllaznia, një mungesë dhe dy rikthime për Brdariç

Melos Bajrami do të jetë mungesa e sigurt e Vllaznisë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 24-ët në përballjen e fundit me Bylisin, ku shkodranët u mposhtën me rezultatin 1-0 dhe kësisoj, ish-futbollisti i Gjilanit nuk do të jetë i gatshëm për 9 herë kampionët e vendit këtë fundjavë. Por nëse mungon një titullar i prapavijës, një tjetër pritet të kthehet. Fjala është për Milos Stojanoviç, serbin i cili mungoi në ndeshjen e fundit. Kjo për shkak të një lëndimi fizik që e la jashtë fushave edhe para dy javësh.

sfidanti.al