Ndoshta në “Alianc Arena” mund të mos jenë krejtësisht kundër, madje mund ta shohin me sy të mirë. Vetë Uli Hënes dhe Karl-Hajnc Rumenige ishin nga ata që donin ndryshime për të rritur nivelin e konkurrencës që ka rënë përtokë këto kohë në Bundesligë, veçse sot këta shefa të Bajernit nuk janë më në detyrë.

