Benzema është një kandidat për Topin e Artë!

Natyrisht, kështu siç qendrojnë punët favoritë mund të quhen Robert Levandovski dhe Erling Halandi, por gjithsesi të shënosh 8 gola në sezon, në kaq pak ndeshje, ndërsa luan për Realin e mbushur me yje, nuk është gjë e vogël. Karim Benzema po vlerësohet nga analistët spanjollë si një kandidat i denjë për Topin e Artë, dhe kjo sepse sulmuesi francez nuk është vetëm golshënues, por së pari një artist. As Levandovski dhe as Halandi nuk e kanë talentin dhe klasin e tij, që u krijon mundësi shokëve të realizojnë, apo që e bën lojën madrilene të rrjedhshme si uji i ndonjë përroi malor. Ishte Benzema që ndihmoi Asension të shënonte 3 gola në ndeshjen ndaj Majorkës, ndërsa realizoi dye dhe vetë. Karlo Ançeloti ka gjetur formulën e duhur për të, ndonëse duhet thënë se francezi shënonte edhe kur në stol ishte Zinedin Zidan. Tashmë, Benzema ka arritur në 200 gola në La Liga, dhe shumë më tepër për Madridin.

Sfidanti.al