Kanë kaluar më shumë se 100 vjet, pasi ndeshja e famshme u luajt në 22 maj 1921 në fushën sportive të Splitit në Kroaci, Jugosllavia e parë e atëhershme e mbretërve. Ajo ndeshjes me Hajdukut të Splitit dhe HASHK Gragjanskit të Zagrebit do të mbetet në histori për një emër, për një futbollist, që arriti një kulm dhe pati një fund tragjik, njëkohësisht. Ky ishte Nikola Gazdiç, një sulmues që shënoi 106 gola në 91 ndeshje për Hajdukun, në një kohë kur nuk kishte ende kampionate, por shumica ishin miqësore, veç në mungesë të ligave ishin po aq të forta sa ndeshjet zyrtare. Gazdiç, edhe pse kishte shënuar shumë, nuk pëlqehej nga drejtuesit e klubit, dhe e përzunë për në Beograd. Në ditën e ndeshjes ndaj Gragjanskit, ai vendosi të provonte veten edhe pse ishte i sëmurë seriozisht me tuberkuloz. Bindi trajnerët e drejtuesit dhe luajti, shënoi golin e barazimit dhe fitoi penalltinë e fitores, ndërsa pas ndeshjes, ndërsa u ngrit në ajër në triumf nga shokët, dha shpirt në dhomën e zhveshjes. Ky ishte lojtari i parë i Hajdukut që shënoi 100 gola në karrierë, idhulli i parë i tifozëve, dhe një nga 4 lojtarët më të shquar në historinë e klubit.
Sfidanti.al