Uest Hemi, Uolvesi, Njukasëlli apo Sauthemptoni i Armando Brojës janë katër prej ekipeve të Premier Ligës, fanelat e të cilëve “i stolisin” financime nga kompani që merren me parashikime sportive, pra me skedina. Kjo gjë do të ndalohet duke u nisur besohet që pas përfundimit të kontratave të tanishme, pasi qeveria britanike vendosi që t’i ndalonte sponsorizimet nga kompanitë e basteve. Kjo gjë, pasi qeveria e kryeministrit Boris Xhonson rishikoi ligjet për llotaritë sportive, për kumarin. Të paktën, emrat e kompanive nuk do të jenë në pjesën ballore të fanelës, dhe ky propozim është i sigurt që është bërë dhe pret të miratohet. Për momentin, po diskutohet, por ende nuk pritet të miratohet ndalimi i reklamave të kompanive të tilla në stadiume dhe në television gjatë ndeshjeve.
Sfidanti.al