Do të jetë një stadium edhe më i frikshëm për rivalët, ndonëse gjithnjë ka qenë i tillë, edhe kur ka mbajtur nga 40 deri në 45 000 tifozë. “Anfildi” sot ka 54 000 vende, por shpejt do të arrijë në 61 000, një nxitje e madhe për mbështetjen e Liverpulit në fushë, si dhe për përfitimet financiare të klubit anglez. Drejtuesit treguan planet e tyre për të investuar 70 milionë euro (60 milionë paundë stërlina) për të rritur me 7 000 vende kapacitetin e tribunave, plane që u miratuan nga pushteti vendor në qershor. Punimet do të përfundojnë në sezonin 2023-2024, dhe kjo do ta bëjë “Anfildin” stadiumin e tretë më të madh të Premier Ligës pas “Old Trafordit” të Mançester Junajtidit dhe stadiumit të Totenhemit. Punimet pritet të fillojnë javën që vjen.
Sfidanti.al