Anekdota e Rumeniges: Ronaldo stërvitej për festimin e golit të radhës

Njëra nga legjendat e Gjermanisë, Lotar Mateus, e pohon se e admiron Kristianon që zgjodhi Mançester Junajtidin, duke shkuar në Angli ku luhet liga më e fortë e botës. Ish-kapiteni gjerman dhe i Bajernit thotë se fakti që ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje flet vetë, ndërsa një tjetër legjendë “teutone” flet për Ronaldon. Ky është ish-shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl-Hajnc Rumenige. Ai tregoi për “Bildin” një barcaletë për portugezin. “Kur ishte një herë në Torino po rrinte prapa portës dhe po mbante krahët lart, e pyetën se çfarë po bënte, dhe Kristiano iu përgjigj se po stërvitej për të festuar golin e radhës”. Rumenige e vlerëson lart CR7-ën, dhe po ashtu edhe Lionel Mesin duke thënë se “Barcelona pa të duket si njeri pa shpirt, ndërsa La Liga bëri një autogol duke e larguar”.

Sfidanti.al