Nuk mori dot Kundenë për 50 milionë, synon De Ligtin për 150!

Kështu vepron Çelsi i Londrës, të paktën sipas asaj që shkruajnë gazetat britanike dhe italiane. Trajneri i kampionëve të Europës, Tomas Tuhel, duket se ka dëshirë ta forcojë edhe më tej mbrojtjen e ekipit të tij, dhe u ngjan shumë kolegëve më të mëdhenj si Pep Guardiola e Zhoze Murinjo, në kuptimin që nuk kursehet për të kërkuar para nga pronarët. Pasi dështoi që të merrte mbrojtësin e Seviljes, Zhyl Kunde, për 50 milionë euro (43 milionë paundë stërlina) mësohet se gjermani do të tentojë të marrë qendërmbrojtësin e Juventusit, Matijs De Ligt. Kartoni i holandezit thuhet se kushton deri në 150 milionë euro, ndërsa agjenti i tij, Mino Raiola, njihet si mjeshtër për transferimet. Nuk dihet nëse Çelsi do të ketë sukses, veçse është e qartë se 150 milionë euro janë shifër tepër e lartë për një mbrojtës.

Sfidanti.al