Milani mezi e pret këtë ndeshje, ashtu si edhe atë mes Atalantës e Napolit. Barazimet do t’u japin mundësi kuqezinjve që të shkëputen në garën për titull, nëse fitojnë të hënën, ndaj edhe Juventusi me Interin do të duhet të “vrasin” njëri-tjetrin sonte në orën 20:45. Luhet në Torino, dhe vendasit si gjithmonë janë favoritë

