Strakosha do të merrte në Angli shumë më tepër se 1.5 milionë euro në vit që fiton tek Lacio

Është një normë që në Premier Ligë pagat janë më të larta se kudo qoftë, me përjashtim të disa lojtarëve të veçantë që mund të luajnë për Realin, Barcelonën, Paris SG apo Bajernin. Gjithsesi, Tomas Strakosha është tek Lacio (madje as tek Juvja, Interi e Milani) ndaj rroga e tij prej rreth 1.5 milionë euro në sezon (plus shpërblimet) do të tejkalohej nëse do të shkonte tek Fulhami apo Njukasëlli. Mediat në Itali dhe Angli raportojnë se portieri kuqezi është gati të pranojë ofertën e Fulhamit ku ka futbollistë që marrin edhe 4 milionë euro në sezon, ndërsa duke u ngjitur në Premier Ligë do të ketë më shumë financa. Strakosha vlerësohet si portier me përvojë dhe që do të mundet të përshtatet shpejt në Angli.

Sfidanti.al