Bajerni mund ta pëlqejë një shkëmbim Mane-Gnabri, por jo Liverpuli

Trajneri i të kuqve është nga ata që di t’i marrë maksimumin lojtarëve dhe të kthejë në “rrugë” një talent vërtet të rëndësishëm si Serg Gnabri. Gjithsesi, Jurgen Klopi e ka të qartë se pavarësisht vlerës së lojtarit të krahut të kombëtares gjermane dhe të Bajernit, sërish “peshorja” do të anonte nga Sadio Mane në një krahasim të mundshëm. Mediat në Gjermani shkruajnë se Bajerni po mendon pikërisht për një shkëmbim të mundshëm Gnabri-Mane, ndërsa dy lojtarët kanë edhe nga një vit kontratë. Gjithsesi, vështirë se Gnabri të krahasohet me cilësitë e sulmuesit të Liverpulit, si shpejtësia, nuhatja para portës, agresiviteti dhe personaliteti më i fuqishëm që e ka treguar edhe në kombëtaren e Senegalit.

Sfidanti.al