E di mirë se çfarë shijeje ka ai lloj futbolli dhe padyshim që do të donet ta provonte përsëri. Kristian Eriksen ka qenë në Champions me Ajaksin, Totenhemin dhe Interin duke arritur finalen në 2019 me Spërsat, ndërsa në “portën” e tij po trokasin ekipe të rëndësishëm. Vetë mesfushori sulmues i Danimarkës e pohon këtë gjë dhe në Angli thonë se e kërkojnë Totenhemi (sërish) dhe Mançester Junajtidi. Gjithsesi, Erikseni ka një detyrim të madh moral ndaj Brentfordit ku luajti gjatë këtyre muajve në 2022, pasi u kthye në futbollin profesionist që pas atakut në zemër që desh i mori jetën në Euro 2020. Për këtë arsye, ai shprehet i rezervuar. “E di se çfarë është Championsi dhe do të më pëlqente të luaja sërish në të, – tha ai, – kam shumë mundësi, por duhet të mendohem mirë përpara se të vendos. Championsi, sidoqoftë, nuk është thelbësor për mua”.
Sfidanti.al